7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeNë Bruksel vazhdon skriningu dypalësh për Klasterin 2 “Tregu i Brendshëm”

Në Bruksel vazhdon skriningu dypalësh për Klasterin 2 “Tregu i Brendshëm”

Në Bruksel vazhdojnë skrining takimet dypalëshe për Klasterin 2, “Tregu i brendshëm”, ndërkaq në agjendën e sotme të skriningut dyplësh është Kapitulli 4, “Lëvizja e lirë e kapitalit”.

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), ekipin negociues e udhëheq zëvendëskryenegociatorja me Bashkimin Evropian Drita Abdiu- Halili e cila në fjalën e saj hyrëse para ekspertëve të Bashkimit Evropian, theksoi se Maqedonia e Veriut bënë përpjekje të vazhdueshme për ta harmonizuar legjislacionin nacional me atë evropian në këtë fushë, që nënkupton liberalizim të plotë dhe në faza të flukseve të kapitalit nga llogaritë financiare, dhe e gjithë kjo konform fazës së dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, që filloi në dhjetor të vitit 2018.

“Në fushën e lëvizjes së kapitalit dhe pagesave, në përputhje me MSA-në, Ligji ynë për veprimtarinë valutore parasheh liberalizimin gradual të lëvizjes së kapitalit. Për sa i përket sistemeve pagesore, korniza aktuale ligjore e vendit tonë e cila rregullon funksionimin e sistemit të pagesave është kryesisht e harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Në prill të vitit 2022, u miratua Ligji për Shërbime pagesore dhe Sistem Pagesor, i cili kryesisht është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Shërbimet pagesore, si dhe me direktivat e tjera të BE-së mbi paranë elektronike dhe operacionet pagesore. Ky ligj zbatohet nga janari 2023 dhe që atëherë transaksionet e pagesave kryhen jo vetëm nga bankat, por edhe nga institucionet të tjera të licencuara pagesore” , shtoi Abdiu-Halili.

Qëllimi i këtij Kapitulli i përkushtohet lëvizjes së lirë të kapitalit që të mundësojë shpërndarje efikase ndërkufitare të kapitalit fizik dhe financiar për qëllime investimi dhe financimi.

Për qytetarët, kjo nënkupton mundësi për të kryer më shumë transaksione, duke përfshirë hapjen e llogarive bankare jashtë vendit, blerja e letrave me vlerë në kompani të huaja, investime aty ku është kthimi nga investimet është më i mirë si dhe blerjen e pasurive të paluajtshme jashtë vendit.

Për bizneset, lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton investim dhe blerje të bizneseve përbrenda tregut të vetëm të BE-së, si dhe sigurimin e kapitalit të lirë dhe të volitshëm.

SÇE shton se grupi i punës për këtë kapitull e përbëjnë përfaqësues nga Ministria e financave, Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni i letrave me vlerë, Regjistri qendror, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve, Shërbimi i Inteligjencës Financiare, Ministria e punëve të brendshme, Policia financiare, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Gjatë kësaj jave delegacioni i Maqedonisë së Veriut mbaroi me sukses skriningun bilateral për kapitujt 1 dhe 4, respektivisht “Lëvizja e lirë e mallrave” dhe Lëvizja e lirë e kapitalit që janë dy nga katër liritë themelore mbi të cilat bazohet tregu i vetëm i BE-së”, qëndron në kumtesën e SÇE-së.

Nga 27 shkurti deri me 3 mars do të mbahen skrining takimet bilaterale për Kapitullin 9, “Shërbimet financiare”, Kapitulli 28, “Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndeti publik” dhe për Kapitulli 2 i përkushtuar për lëvizjen e lirë të punëtorëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments