9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNDALOHET ZBATIMI I LIGJIT PËR PËRMBARIM DERI MË 30 QERSHOR 2020

NDALOHET ZBATIMI I LIGJIT PËR PËRMBARIM DERI MË 30 QERSHOR 2020

everia sot në seancë ka miratuar dekretin për ndalimin e zbatimit të Ligjit për përmbarim me të cilin ndërpritet zbatimi i të njëjtës deri më 30 qershor 2020.

Sipas këtij Dekreti, Neni 2, si qëndron në komunikatën e shërbimit qeveritar, përcakton që përmbaruesit të ndalojnë me praktikimin e çfarëdo aktiviteti, përveç lëndëve mbi kërkesat me mbështetje ligjore, me shpërndarjen e
mjeteve të arritura në llogari të veçanta, nëse për këtë janë përmbushur kushtet ligjore, aktivitete që pasojnë pas pagesës së mjeteve nga debitori, tenderim të suksesshëm publik, ose shitjet me marrëveshje të drejtpërdrejtë.

Dekreti, theksohet në komunikatë përcakton se punëdhënësit e debitorëve, Fondi për sigurim pensional invalidor i RMV-së dhe bartësit e operacioneve të pagesës, obligohen të ndalojnë me aktivitetet pas urdhrave të lëshuar nga
ana e përmbaruesve në periudhën e përcaktuar me Nenin 1 të këtij Dekreti, ose deri më 30 qershor 2020.

Dekreti hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments