7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi / BDI meritore për hapjen e negociatave me BE-në

Artan Grubi / BDI meritore për hapjen e negociatave me BE-në

Roli i përbërjes tonë parlamentare në përpilimin dhe miratimin e reformave për të merituar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian është shtyllë e arritjes së sotme.

Të gjitha ligjet reformuese, bashkë edhe me kriteret politike si çështja e emrit, barazia gjuhësore, marrëveshja e fqinjësisë së mirë, kanë kaluar me sukses shembullor në komisionin për çështje evropiane dhe më pastaj edhe në seancat plenare në kuvend.

Jam jashtëzakonisht krenar për punën tonë në këtë mandat dhe realizimin e 100% të premtimeve tona.

Njëkohësisht, edhe kontributi i përberjeve të kaluara tona legjislative dhe ekzekutive ka qenë i fokusuar në kryefjalën e Kryetarit Ahmeti dhe të BDIsë: marrëveshja e Ohrit dhe integrimi eurotlantik.

Kështu sigurohet e ardhmja, me vizion, me këmbëngulësi, me palëkundshmëri, konzistencë, përkushtim, dije, guxim.

Urime të dashur qytetarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments