13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaNATO nis stërvitjen e madhe ushtarake me 30 mijë trupa në Norvegji

NATO nis stërvitjen e madhe ushtarake me 30 mijë trupa në Norvegji

Rreth 30 mijë ushtarë, 200 avionë dhe 50 anije nga 27 shtete do të vendosen në Norvegji për stërvitjen më të madhe që përfshin trupat e NATO-s këtë vit. Operacioni i koduar “Cold Response 2022” (Përgjigjja e Ftohtë 2022) do të nisë ditën e nesërme. Stërvitja ushtarake ishte planifikuar prej kohësh të ndodhte, por përballë pushtimit të Ukrainës nga Moska, kjo stërvitje merr një vlerë më të madhe për vetë faktin se nuk është shumë larg kufirit me Rusinë.

Manovrat do t’u mundësojnë vendeve perëndimore të përmirësojnë aftësitë e tyre luftarake në klimën e ftohtë të Norvegjisë, duke përfshirë në Arktik, në tokë, në det dhe në qiell.

“Kjo stërvitje është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë e Norvegjisë dhe aleatëve të saj “, tha  ministri norvegjez i mbrojtjes Odd Roger Enoksen.

Drejtori i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Belyayev, deklaroi se anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike dhe do të kërkonte që Rusia të merrte masa hakmarrëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments