9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNaser Ziberi s’e komenton kandidimin e tij për Avokat të Popullit, për...

Naser Ziberi s’e komenton kandidimin e tij për Avokat të Popullit, për opozitën mbetet i papranueshëm

Sa do të jeni të gjendje të mbroni interesat e qytetarëve para institucioneve kur pak muaj më parë ishit kandidat për kryeministër i partisë politike në pushtet?

– A ishte dakorduar përzgjedhja juaj menjëherë pas zgjedhjeve, gjë për të cilën mediat raportuan që atëherë?

Për këto pyetje Ziberi tha se do të përgjigjet pasi të zgjedhet duke mos pranuar të flasë më shumë. Shumica parlamentare është e bindur se Ziberi është figurë apolitike, edhe pse i parapriu fushatës së një partie në zgjedhjet e fundit.

Naser Ziberi është i depolitizuar dhe ne jemi të bindur se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve dhe do t’i përfaqësojë në të gjitha ankesat që do të drejtojnë ndaj atij institucioni i cili është me karakter thelbësor dhe të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e drejtësisë për qytetarët – tha Mile Taleski, deputet i LSDM-së.

Për opozitën shqiptare përzgjedhja e një figure të politizuar në krye të një institucioni që supozohet të mbrojë qytetarët nga padrejtësitë në raport me institucionet e shtetit është e papranueshme.

Ne kemi një propozim të një kandidati i cili jo më larg se gjashtë muaj ka qenë kandidat për kryeministër nga një parti politike. Dilema kryesore është se çka do të mbrojë ky Avokat i popullit? Ne presim që një Avokat i popullit i propozuar nga pushteti të mbrojë qytetarin kur i shkelet e drejta po nga pushteti?! Nuk mund të tolerojmë që zgjedhja e një njeriu për pozitën e një institucioni kaq të rëndësishëm në hallkën e sistemit të drejtësisë të tejkalohet me një procedurë tejet jotransparente – tha Syrija Rashidi, deputet i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

VMRO-DPMNE-ja nuk komentoi gjatë ditës por nuk e kishte votuar propozimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime që Ziberi të zgjidhet Avokat i ardhshëm i popullit. Propozimi i Komisionit duhet të miratohet në plenare.

Avokati i popullit ka mandat tetë vjet, me të drejtë rizgjedhjeve. /alsat-m

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments