3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMustafa: Kosovës i duhet një qeveri me kapacitet të plotë operacional

Mustafa: Kosovës i duhet një qeveri me kapacitet të plotë operacional

Mustafa thotë se pas krizës së koronavirusit duhet të ketë zgjedhje Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se pas deklaratës së SHBA-së,  politikanëve u takon të ulen dhe të gjejnë zgjidhje.  Mustafa u shpreh se ai dhe LDK besojnë fuqishëm në Amerikën. Tutje kreu i LDK-së, Mustafa tha se Kosovës i duhet një qeveri me kapacitet të plotë operacional për ta përballuar pandeminë dhe krizën që do të pasojë. “Pasi ta kalojmë këtë krizë, duhet t’i kthehemi qytetarëve për vlerësim përmes zgjedhjeve. Me vizion të qartë euro-atlantik dhe me oferta objektive programore.”, shkroi ndër tjerash Mustafa Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim të tokës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. Po ashtu  përmes deklaratës DASH u ka kërkuar edhe njëherë udhëheqësve të Kosovës ta heqin taksën./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments