10.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMusa Xhaferi: Nëse Grubi nuk jep dorëheqje, lufta në BDI do të...

Musa Xhaferi: Nëse Grubi nuk jep dorëheqje, lufta në BDI do të eskalojë

“Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe disa ministra të tjerë të japin dorëheqje ose t’i ndryshojë kryetari Ali Ahmeti, përndryshe lufta në BDI do të përshkallëzohet”.

Këtë e ka thënë për “Sloboden Pecat” Musa Xhaferi, njëri nga eksponentët e “Grupit të zjarrit”, pas që dje patën me kryetarin e BDI-së.

Përderisa Xhaferi ka paralajmëruar luftë të hapur nëse nuk ka ndërrim ministrash, Grubi mohon se ka përçarje në BDI dhe thotë se të gjithë janë pas liderit Ahmeti. Për Ahmetin, megjithatë, pakënaqësia e “Grupit të zjarrit” nuk është shqetësuese dhe beson se do të tejkalohet me debat.

Përderisa Blerim Bexheti dhe Izet Mexhiti nuk zbuluan detaje nga bisedimet me liderin e partisë përveç se mbetën në pozitat për zëvendësimin e ministrave, Musa Xhaferi për “Sloboden Peçat” tha hapur se problemet dhe kërkesat politike në parti nuk mund të zgjidhet me organe dhe kështu të amortizohen pakënaqësitë.

“Artan Grubi, të paktën nëse i pakënaqësitë në parti, ai duhet vetë të largohet nga postet e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Sistemit Politik. Përveç tij, edhe ministra të tjerë duhet të japin dorëheqje nga postet e tyre ose të zëvendësohen nga Ahmeti. Përndryshe do të ketë luftë politike në BDI”.

“Nëse Ahmeti mendon se kjo mund të zvarritet me takime me degë dhe të zgjasë me muaj, nëse mendon se mund të na mashtrojë, e ka gabim sepse kështu nuk do të zgjidhen problemet. Problemet dhe kërkesat politike në parti nuk mund të zgjidhen me takime me anëtarë të degëve”, thotë Xhaferi./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments