BallinaLajmeMucunski i prerë: Nuk jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese (video)

Mucunski i prerë: Nuk jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese (video)

Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese. Kështu tha ministri i jashtëm Timço Mucunski në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Alain Berset. Shefi i diplomacisë Mucunski tha se ka mungesë besimi në aspektin e ofrimit të shërbimeve ndaj nesh si vend, kështu që Qeveria nuk është e gatshme të ndërmarrë asnjë hap drejt ndryshimeve kushtetuese. Duke komentuar zhvillimet në Bullgari dhe marrjen e mandatit nga Radev, Mucunski tha se vendi është i gatshëm për dialog

Shpresoj që në Sofje të ketë vetëdije se perspektiva evropiane për vendin tonë është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Edhe nëse nuk ka një vetëdije të tillë dhe nëse një vetëdije e tillë nuk zhvillohet, kjo nuk do të thotë se po mendojmë për ndonjë alternativë, por nëse pyetja është nëse jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese në këtë kontekst dhe në këtë situatë, ne nuk jemi të gatshëm. Dhe le të mos ketë dilema rreth kësaj çështjeje”, deklaroi Timço Mucunski, ministër i jashtëm.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Alain Berset nuk u ndal tek çështja e ndryshimeve kushtetuese, por tha se punojnë aktivisht për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër Bullgarisë lidhur me pakicën maqedonase. Ai tha se roli i Këshillit të Evropës nuk mbaron me miratimin e vendimeve, por edhe në zbatimin e tyre. Ai njoftoi se Komiteti i Ministrave do ta shqyrtojë këtë çështje në mënyrë që zbatimi i vendimeve të bëhet realitet.

Keni plotësisht të drejtë, kjo çështje u zgjat. Kjo është e qartë. Por ne vazhdojmë të punojmë për këtë dhe shpresoj se do të kemi një rezultat pozitiv shumë shpejt“, theksoi Berset, sekretar gjeneral i KE-së.

Berset tha se Këshilli i Evropës gjithnjë ka qenë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe se bashkëpunon në zbatimin e demokracisë, duke përmendur këtu edhe Marrëveshjen e Ohrit./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments