9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMPB u bën apel qytetarëve për kujdes: Mashtrues kërkojnë para prej më...

MPB u bën apel qytetarëve për kujdes: Mashtrues kërkojnë para prej më të moshuarve për goja aksidente trafiku

Ministria e Punëve të Brendshme sot u bëri apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në komunikimin me persona të panjohur, që zakonisht bëhet përmes telefonit, të mos bien pre e mashtrimeve në të cilat ofrohen shërbime të rreme, të kontrollojnë të dhënat para se të bëhen viktima të mashtrimit dhe mos u japin para mashtruesve.MPB kumtoi se mashtrimet e raportuara nga qytetarët në buletinin ditor po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe ato kryesisht drejtohen ndaj të moshuarve.Të gjitha rastet e dyshimta, Ministria apelon që menjëherë të denoncohen në numrin pa pagesë 192.

“Metoda e mashtrimit është me thirrje telefonike të mashtruesve tek të moshuarit, duke paraqitur në mënyrë të rreme fakte se djali ose vajza e tyre ka shkaktuar aksident automobilistik në të cilin është shkelur një fëmijë, dhe autori i krimit, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si dëshmitar ose zyrtar , u premton atyre se për një shumë të caktuar parash ai mund të ndihmojë pjesëmarrësin e pretenduar në aksidentin e trafikut të mos shkojë në burg”, informojnë nga MPB.

Potencojnë se ka raste kur mashtruesit mashtrojnë viktimat se po flasin në telefon gjoja me fëmijën e tyre, i cili me një zë të shqetësuar u thotë atyre të bëjnë atë që kërkohet prej tyre.

Duke vepruar kështu, mashtruesit i bindin palët e dëmtuara për të siguruar mjetet e kërkuara në një kohë të shkurtër, të cilat do të merren nga autorët e krimit. Nga njohuritë operacionale të Ministrisë së Brendshme, mashtruesit veprojnë në të njëjtën mënyrë në Bullgari dhe vendet e tjera fqinje.

Nga MPB informojnë se janë ndërmarrë aktivitete dhe masat për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të denoncuar  për mashtrime. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments