15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeMiratohet marrëveshja Shqipëri-Zvicër për sigurimet shoqërore, përfitojnë rreth tre mijë shqiptarë

Miratohet marrëveshja Shqipëri-Zvicër për sigurimet shoqërore, përfitojnë rreth tre mijë shqiptarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë që kanë punuar në Zvicër.

Rama tha se Parlamenti i Zvicrës e ka miratuar me 129 pro Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore.

Marrëveshja e firmosur në Tiranë më 18 shkurt 2022 nga ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, iu paraqit Parlamentit në gusht të këtij viti.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

“Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij vit. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike”, tha Rama.

Shefi i Qeverisë së Shqipërisë ka paralajmëruar se një marrëveshje të tillë pritet të miratohet edhe nga Italia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments