20.2 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeNjoftim i Policisë: Persona të armatosur sulmojnë patrullën në Zveçan, lëndohet një...

Njoftim i Policisë: Persona të armatosur sulmojnë patrullën në Zveçan, lëndohet një polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjtën rreth orës 23:00 persona të armatosur me armë të gjata kanë sulmuar një patrullë të Policisë së Kosovës, ku ka marrë lëndime një pjesëtar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se sulmi ka ardhur nga një veturë Audi me targa KM.

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”.

Pjesëtari i Policisë thuhet të ketë marrë lëndime të lehta, ndërsa vetura e policisë është dëmtuar konsiderushëm.

“Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments