13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistria e Kulturës: Shqyrtojmë procesverbalin e raportit për Shkodran Tolaj

Ministria e Kulturës: Shqyrtojmë procesverbalin e raportit për Shkodran Tolaj

Edhe pse raporti i Sektorit për Mbikëqyrje Juridike dhe Inspektuese, ku janë konstatuar parregullsi në punën e Drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Shkodran Tolaj, ka dalë në shtator të vitit 2021, nga Ministria e Kulturës, sot thonë se ende po e shqyrtojnë procesverbalin e raportit.

Alsat një ditë më parë publikoi detaje nga raporti ku Sektori për Mbikëqyrje Inspektuese ka konstatuar parregullsi të shumta në shpenzimet e drejtorit të Ansamblit Shkodran Tolaj. Kërkuam qëndrim nga Ministria e Kulturës dhe deklaratë nga vetë ministrja Bisera Kostadinovska Trajçevska për dy pyetje

Pyetje ndaj Ministrisë së Kulturës

A ka Ministria e Kulturës informata për raportin e Sektorit për Mbikëqyrje Juridike dhe Inspektuese për Ansamblin?

Nëse ka, çfarë ka ndërmarrë?

Por nga Ministria nuk morëm përgjigje konkrete. Na thanë se ministrja Kostadinovska Trajçevska është tepër e ngarkuar me punë, e më e lirë do të jetë nga dita e hënë. Pyetjeve iu përgjigjën me shkrim:

“Po në Ministrinë e Kulturës, në Sektorin për veprimtari ka arritur procesverbal nga mbikëqyrja inspektuese e Sektorit për mbikëqyrje juridike dhe inspektuese, të kryer në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve. Në vijim është shqyrtimi i procesverbalit dhe plotësisht do të njoftoheni për hapat e mëtejshëm të Ministrisë”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Megjithatë nga Ministria e Kulturës nuk japin përgjigje konkrete nëse kanë marrë hapa për përgjegjësi ndaj drejtorit dhe si do të veprojnë më tej.

Alsat kërkoi qëndrim edhe nga vetë drejtori Shkodran Tolaj përmes thirrjeve telefonike dhe SMS porosive. Drejtori Tolaj u paraqit në orët e pasdites ku tha se për momentin nuk mund të japë qëndrim të detajuar, sepse është tepër i angazhuar me punë. Ai vetëm tha se:
“Çdo kush që punon edhe mund të gabojë. Për momentin nuk mund të jap deklaratë pasi jam tepër i angazhuar me organizimin e një koncerti. Do të mund të flas pas datës 9 maj”, tha Shkodran Tolaj, drejtor i Ansamblit.Në raportin e Sektorit për Mbikëqyrje Juridike dhe Inspektuese në Ministrinë e Kulturës, shkruan se nga ana e drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj, kanë hasur në keqpërdorime parash, shpenzime jashtë kornizave ligjore duke blerë bileta aeroplani për udhëtim jashtë vendit pa ia lejuar Ministria si dhe honorarë për udhëtime, pagesa kamatash dhe përmbarues për shkak të mos kryerjes në kohë të pagesave të domosdoshme, karburante për automjetin personal dhe parregullsi të tjera./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments