3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaSportTetovarët e kallxojnë një mesele / Me zjarrin,ujin, rrymën dhe Real Madridin...

Tetovarët e kallxojnë një mesele / Me zjarrin,ujin, rrymën dhe Real Madridin nuk luhet…

Real Madridi ka fituar pas vazhdimeve me rezultat 3-1 ndaj Man Cityt, duke kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Rezultati i ndeshjes së parë 4-3 në të mirë të anglezëve, bënte që skuadrat të ishin kërkuese përpara dhe të kujdesshme në mbrojtje.

Në minutën e 20-të rastin e parë të mirë e kishte Man City, ku Bernardo Silva gjuajti bukur, ndërsa Thibaut Courtois bëri një pritje të shkëlqyer.

Real Madridi rrezikoi me një goditje të bukur nga Toni Kross, por që shkoi jashtë. Pas tij edhe Karim Benzema doli i vetëm me Ederson, por gjuajti mbi portë.

Në pjesën e dytë, mbretërit e nisën furishëm, duke rrezikuar që në start.

Vincius Junior u fut në zonë, gjuajti por nuk arriti të qëllojë cakun.

Goli erdhi në mesin e pjesës së dytë, kur zhvillohej minuta e 73-të. Bernardo Silva pasoi bukur te Riyad Mahrez i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi për 1-0.

Edhe pas golit Man City kishte raste të shumta, kur spikati goditja e Joa Cancelos nga distanca e cila u ndal me mund nga Courtois.

Jack Grealisht kishte dy raste brenda dy minutash, por fati nuk ishte me të në të dyja rastet.

Në minutën e 90-të nja aksion i bukur i Real Madridit u kthye në gol, kur Benzema asistoi te Rodrygo që shënoi për 1-1

I njëjti lojtar vetëm pas dy minutash gjeti sërish golin për 2-1, duke ndezur edhe më shumë ndeshjen

Karim Benzema ka shënuar nga penalltia për ta rritur epërsinë në 3:1 ndaj Manchester Cityt. Benzema siguroi penalltinë, ndërsa ishte i saktë për epërsinë në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments