10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistria e Jashtme e Turqisë shpreh ngushëllime për zjarrin në Tetovë

Ministria e Jashtme e Turqisë shpreh ngushëllime për zjarrin në Tetovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë shpreh ngushëllimet e saj për familjet e të vdekurve dhe uron shërim të shpejtë të lënduarve nga zjarri në spitalin në Tetovë.

“Mësuam me keqardhje të thellë për zjarrin që shpërtheu në qendrën Covid-19 brenda Spitalit Shtetëror në Tetovë – Maqedonia e Veriut, ku sipas informacioneve fillestare 10 persona humbën jetën, dhe ka disa të plagosur. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e të vdekurve dhe Qeverinë e Maqedonisë Veriore, dhe dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në deklaratën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

Gjithsej 14 persona vdiqën nga zjarri i djeshëm në qendrën Kovid në Tetovë.

Në qendrën covid gjatë zjarrit, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ishin gjithsej 26 pacientë, 12 të tjerët po trajtohen në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments