7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri Milevski ka punësuar kunetër, miq, nxënës…/Zajkova: Do ta thërrasim bordin qendror...

Ministri Milevski ka punësuar kunetër, miq, nxënës…/Zajkova: Do ta thërrasim bordin qendror dhe ekzekutiv të partisë!

Familjarë, anëtarë të partisë, shokë, kunetër… Janë vetëm disa nga personat të cilët i ka punësuar në funksione shtetërore ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski brenda mandatit të tij trevjeçar. Të dhënat i publikoi A1on nga hulumtimi që bëri.

“Bëhet fjalë për persona që edhe pse punojnë në institucione lokale dhe shtetërore, në mënyrë paralele janë edhe anëtarë të Bordit Drejtues të një institucioni tjetër. Por, ka edhe të tillë që kanë arritur të marrin angazhime të paguara mirë në Ministrinë për projekte të cilat realizohen përmes Agjencisë zvicerane”, thuhet në hulumtimin e A1ON.

Përveç këtyre, A1on mëson se në këtë institucion ka edhe angazhime të tjera me kontrata autoriale përmes agjencisë. Për këto angazhime nuk është shpallur thirrje publike, por vetëm është realizuar kërkesë për dorëzim ofertash, ku janë paraqitur kandidatët e interesuar, kurse personalisht Milevski ma vendosur kë do të zgjedhë.TV21 sot tentoi ta kontaktojë ministrin Goran Milevski i cili tha se është e logjikshme që çdo ministër ta formojë ekipin e tij për punë, ndërsa për personat thotë se kanë cilësi për pozitat për të cilat janë zgjedhur. Paraprakisht, në përgjigje për A1on, tha se nuk sheh nepotizëm në punësimin e kunatit dhe miqve të tij në Lotarinë Shtetërore, pasi, siç theksoi, as nuk është kompetent, e as nuk ka ndonjë pikë të përbashkët me këtë institucion. Milevski thotë se si parti nuk kanë evidencë se ku punojnë anëtarët e tyre, pavarësisht nëse bëhet fjalë për sektorin privat apo publik.
“Deri më tani kam dëgjuar për punësime partiake dhe nepotizëm, por nuk kam dëgjuar për kategori – miq. Kur angazhojmë njerëz po udhëhiqemi nga cilësia dhe profesionalizmi i personave të angazhuar, e jo në bazë të përkatësisë së tyre partiake”, theksoi Goran Milevski, ministër për vetëqeverisje lokale.Me këtë nuk pajtohet  nënkryetarja e  PLD-së, Monika Zajkova. Ajo në deklaratë për TV21 thotë “partia PLD deri më tani nuk ka pasur afera dhe skandale, çdo herë vendimet i sjell në bazë të transparencës dhe ndershmërisë”.
Monika Zajkova, nënkryetare e PLD-së:
-Në suazë të partisë, ne asnjëherë nuk kemi diskutuar për personat e angazhuar dhe shpresoj se kjo çështje do ta diskutojmë së pari brenda partisë për të parë çfarë dhe si është bërë dhe pastaj do të dalim me deklarata konkrete.
TV21: Atë desha t’Ju pyes. Kur mund të pritet që të shqyrtohet kjo në nivel të partisë dhe nëse tashmë keni kërkuar një gjë të tillë?
-Unë personalisht nuk kam kërkuar, partia ka kuadro cilësore dhe kompetente dhe duhet të bisedohet. Unë shpresoj se sa më shpejtë që është e mundur do të thirret seancë e bordit ekzekutiv ose qendror të partisë dhe se kjo çështje do të shqyrtohet me qëllim që të shihet se si do të zhvillohen punët më tutje.
Përndryshe, disa media publikuan se deputetët e PLD-së kërkojnë  të zëvendësohet kryetari i partisë, Milevski, pasi i njëjti u shpreh kundër pranimit të propozimit francez.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments