8.5 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Pas screening, ndryshimet kushtetuese

Kovaçevski: Pas screening, ndryshimet kushtetuese

“Jemi Evropa në miniaturë, tashmë jemi dëshmuar”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski gjatë një interviste për TV Sitel ka theksuar se pas përfundimit të procesit të skriningut dhe nisjes së negociatave sipas kapitujve do të duhet të bëhen ndryshime kushtetuese, ku në preambulë duhet të kyçen edhe pjesë të popujve tjerë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Për momentin bisedojmë për bullgarët, kroatët, malazezët, mirëpo edhe pjesë të popullit izraelit kanë shfaqur një dëshirë të këtillë, egjiptianët tashmë kanë dorëzuar kërkesë zyrtare. Ne jemi shoqëri multikulturore dhe jemi të dëshmuar në Evropë, praktikisht ne paraqesim shoqëri që është Evropa në miniaturë dhe vlerësoj se nuk duhet të ketë probleme me këto ndryshime kushtetuese”.

Kryeministri Kovaçevski, siç përcjell Klan Maqedonia, ka theksuar se Maqedonia e Veriut tashmë ka nisur negociatat me BE-në, është publikuar kalendari i skriningut kurse më 14 Shtator ekipet do të jenë në Bruksel ku zyrtarisht mbahet takimi i parë.

“Skriningu është i ndarë në dy faza; sqarues dhe dypalësh. Në skriningun sqarues kemi bërë hapa të caktuara, mirëpo në atë dypalësh që është një operacion më kompleks ku praktikisht prezantohet jurisprudenca jonë kundrejt BE-së dhe çfarë duhet të bëhet gjatë negociatave, për këtë qëllim Sekretariati për Çështje Evropiane, është duke punuar rreth ekipit negociator dhe shumë shpejt në seancë qeverie do të gjendet edhe struktura negociuese”.

Kryeministri, siç njofton Klan Maqedonia, ka theksuar se në këtë ekip do të angazhohen të gjitha institucionet, ekspertët qeveritar dhe të jashtëm, akademikët, afaristët, organizatat civile, që sa më shpejtë të përfundojë ky proces.

Sipas tij, procesi mund të përfundojë për 14 deri 16 muaj e më pas të nisë hapja e kapitujve.

Klan Maqedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments