18.7 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri Igli Hasani takohet me Papa Françeskun në Vatikan: Shenjtëria e Tij,...

Ministri Igli Hasani takohet me Papa Françeskun në Vatikan: Shenjtëria e Tij, vlerësoi shembullin që Shqipëria jep me harmoninë fetare

Ditën e sotme (26 mars), ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit në Selinë e Shenjtë në Vatikan në një audiencë private nga Papa Françesku.

Ministri Hasani, në emër të qeverisë dhe shtetit shqiptar vlerësoi përpjekjet e Atit të Shenjtë dhe të Kishës Katolike për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe harmoninë midis komuniteteve fetare, kombeve dhe popujve në botë.

“Vlerësimi i thellë i Shenjtërisë së Tij për shembullin që Shqipëria i jep botës për solidaritetin njerëzor dhe vëllazërinë fetare, vazhdon të jetë një frymëzim dhe dritë udhërrëfyese për përpjekjen e vazhdueshme të vendit tonë për të qenë në anën e duhur të të historisë”, theksoi Hasani.

Në takimin me Papa Françesku u vlerësua harmonia fetare në Shqipëri si një model shumë i mirë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë janë shumë të rëndësishme dhe shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin (1991) përkon me vendosjen e pluralizmit dhe demokracisë, që solli lirinë për institucionet, edhe ato fetare, dhe riktheu besimin e shqiptarëve.

Këtë vit mbushen 10 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, i cili zgjodhi te vizitojë Shqipërinë si vendin e parë në Evropë pikërisht për Dialogun Ndërfetar midis besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri dhe për të nderuar martirët e persekutimit të regjimit komunist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments