11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri i Shëndetësisë, Ilir Demiri:  Pranojmë rekomandimet që ISHSSH të bëjë kontrolle

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri:  Pranojmë rekomandimet që ISHSSH të bëjë kontrolle

Ndërkohë para pak çastesh Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Ministri Ilir Demiri, i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis).

Ministri Demiri, me vendim do të urdhërojë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe.

Ministria e Shëndetësisë apelon për prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e mirë është vaksinimi, ndaj duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments