10.5 C
Tetovo
E hënë, 13 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri i MASH-it Jeton Shaqiri thotë se po përfundon ndërtimi i shkollës...

Ministri i MASH-it Jeton Shaqiri thotë se po përfundon ndërtimi i shkollës në Bllacë: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë në Kosovë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës sot ka vizituar fshatin Bllacë të Shkupit, ku po vijon ndërtimi i shkollës fillore. Shaqiri thotë se nga shtatori i këtij viti, fëmijët e Lagjes Bardhi nuk do ta ndjekin më mësimin në Kosovë, por do të mësojnë në një objekt në vendlindjen e tyre që është në ndërtim e sipër dhe aktivitetet ndërtimore janë kah fundi. 

“Aktivitetet janë drejt përfundimit. Kemi një marrëveshje me kontraktorin e ndërtimit sipas së cilës deri në fund të këtij muaji objekti do të ndërtohet plotësisht dhe më pas do të fillojmë me pajisjen e brendshme. Nga shtatori, fëmijët e lagjes Bardhi do t’i gëzohen ambienteve të reja dhe faktit që nuk do të udhëtojnë më përtej kufirit, dhe prindërit do të jenë shumë më të qetë”, deklaroi ministri Shaqiri.Ndërtimi i objektit filloi në fund të vitit 2021. Ky objekt, gjegjësisht objekti i shkollës “Mihal Grameno” sipas MASh do të kushtojë 4.7 milionë denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments