19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili / Me “TVSH-ja ime” fitojnë të gjithë...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili / Me “TVSH-ja ime” fitojnë të gjithë qytetarët, ndërsa mbushet edhe buxheti i shtetit

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili sot ishte pjesë e karvanit të “TVSH-ja ime” të vendosur në marketin Ramstor në “Palma moll” në Tetovë. Ai bleu në market pas çka e skenoi faturën fiskale me ndihmën e aplikacionit për telefon celular.

“Fitojnë të gjithë qytetarët, ndërsa mbushet edhe buxheti i shtetit. Aplikacioni ose projekti është lehtësisht i realizueshëm, bëhet pas pagesës. Merret faturë fiskale, merret bar kod i cili është në faturën fiskale me aplikacionin e veçantë i cili është në telefon dhe me atë tashmë qytetarët mund t’i kthejnë mjetet dhe ta rrisin buxhetin e tyre shtëpiak”, potencon ministri i Kulturës.

Ai përkujtoi për rëndësinë e projektit për realizimin e projekteve shtetërore.

“Nga ana tjetër, me këtë projekt ulet ekonomia gri dhe mbushet buxheti i shtetit. E dimë se nga buxheti i shtetit financohen projekte të ndryshme të cilat janë me rëndësi kulturore, por edhe më gjerë. Për këtë, apelojmë që të gjithë qytetarët të veprojnë drejtë këtij projekti dhe ta përdorin çdo ditë, sepse e dimë se për çdo ditë shpenzojmë dhe blejmë”, theksoi Ismaili

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments