10.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili dhe ambasadorja e Turqisë Tulin Kara në...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili dhe ambasadorja e Turqisë Tulin Kara në vizitë pune në Kurshumli An

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili e shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në vendin tonë Tulin Erkal Kara dhe drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Junus Emre” Serhat Kulla, vizituan sot të mirën kulturore “Kurshumli an” ku në të ardhmen duhet të vendoset Qendra Kulturore Turke.

Gjatë vizitës u theksua se Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore e Republikës së Maqedonisë Veriore tashmë ka lëshuar një Leje për konservimin dhe restaurimin e Kurshumli Anit, për të cilën është caktuar edhe arkitekt i autorizuar i cili do ta mbikëqyrë realizimin e punëve të mbrojtjes-konservimit dhe restaurimit të objektit.

Në të njejtën kohë ministri Ismaili theksoi se procesi i përgjithshëm i restaurimit të Kurshumli An do të ndiqet nga institucionet kompetente dhe atë me kujdes të veçantë, si prioritet më i lartë, me qëllim që në përputhje me Ligjin për mbrojte të trashëgimisë kulturore të rregullativës ligjore, të mundësohet realizimi i pandërprerë i projektit

Image may contain: 1 person, eyeglasses
Image may contain: 2 people, people standing and beard
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 6 people, people smiling, people standing
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and outdoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments