9.9 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeAvokati i popullit / Punësimi i shqiptarëve në shtet, 19%,. Në Gjykatën...

Avokati i popullit / Punësimi i shqiptarëve në shtet, 19%,. Në Gjykatën Supreme asnjë shqiptar i punësuar

Avokati i popullit në raportin e tij për vitin 2018 kritikoi institucionet në vend për mos përfaqësimin e  drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet publike. Ixhet Memeti, para komisionit për sistem politik, tha se në sektorin publik punësimi i shqiptarëve arrin 19%.

Deputeti i BDI-së Rexhail Ismali, tha se institucionet e shtetit, si presidenca dhe gjykata supreme duhet të reflektojnë dhe se do kërkojë nga kuvendi të marr masa ndëshkuese ndaj institucioneve të cilat  nuk respektojnë nenin 8 kushtetues.

Për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nuk janë të kënaqur as nga komuniteti turk.

Në fund komisioni për sistem politik i miratoi me votim unanim raportin e Avokatit të Popullit. Aktet që kanë të bëjnë me lehtësimin e punës së Avokatit të Popullit duhet të miratohen edhe në seancë plenare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments