14.9 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistresha e Mbrojtjes Petrovska: Të dënuarit e Grupit të Kumanovës duhet ta...

Ministresha e Mbrojtjes Petrovska: Të dënuarit e Grupit të Kumanovës duhet ta vuajnë dënimin në Maqedoni

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovski në lidhje me të dënuarit për rastin e Kumanovës dhe ekstradimin e tyre në Kosovë, u shpreh se të dënuarit duhet ta vuajnë dënimin në Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj se duhet të respektohet vendimi i gjykatave të Maqedonisë dhe se të dënuarit duhet ta mbajnë dënimin në burgun e shtetit tonë, aty ky është kryer vepra penale”, u shpreh Petrovska.

Ajo shtoi se nëse ka dyshime për kushtet ose rrethanat e vuajtjes së dënimit atëherë duhet të punohet nga secili nga ne për t’i tejkaluar këto sfida.

Ditë më herët, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, u shpreh se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për transferimin e Grupit të Kumanovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments