12.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaVIDEO| Përplasje fizike në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët qëllohen me grushte

VIDEO| Përplasje fizike në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët qëllohen me grushte

Teksa deputetët në parlamentin e Gjeorgjisë po diskutonin ligjin e kontestuar për përcaktimit të regjistrit të personave dhe enteve “agjent të huaj”, një konflikt fizik nisi kur lideri i opozitës qëlloi me grusht kreun e maxhorancës teksa fliste në podium.

Teksa ky i fundit po fliste në parlament, lideri i opozitës afrohet me vrull nga krahu i djathtë dhe e qëllon me grusht në kokë. Ky veprim shkaktoi kaos në parlament, ku u përfshin dhe deputetët të tjerë.

U desh ndërhyrja e personelit të sigurisë së parlamentit për të qetësuar situiatën.

Kreu i një prej partive në pushtet, ka prezantuar ligjin prej muajit të kaluar por fillimisht hoqën dorë prej protestave popullore dhe të grupeve të të drejtave që e quanin shtypës dhe të ngjashëm me ligjet e vendeve diktatoriale.

Por partia në pushtet nuk hoqi dorë dhe e riprezantoi ligjin në 3 prill 2024, teksa ditën e djeshme pritej të merrej në konsideratë.

Jashtë sallës së parlamentit kishte qindra protestues që kundështojnë ligjin dhe përkrahën gjestin e liderit të opozitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments