18.9 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeMuhabete tetovarçe / Maqedonija nana e vakijave. N Tetovë mos çitni tavolina...

Muhabete tetovarçe / Maqedonija nana e vakijave. N Tetovë mos çitni tavolina karike n bahçe, n ballkona ,shkraun taksa komuna 20 euro n vjet ,ministresha e Odbranës i ka përzi kompetencat …portalet e politizaume kah fran era…

Lajmi interaktiv (tetovarçe)

Si sefte ni pajtje për Telallin(zadhansin) e Komunës Tetovë .E marta asht para t mërkurës,e mërkura çfarë dite i bie ?!

Fundi i ramazanit ene bajrami kapërcajn. Profeti i Komunës Tetovë Bilall Kasami…u ba ene imam ene hoxhë ,e keçpërdori xhamajën për popullizëm (propagandë politike) ,fajet i kan hoxhallarët xhi ia lejaun ,ama trikaxhi e kursej hoxhën e Allaxha Xhamajës.Nauk ka faj Musa Xhaferi xhi thotë Tetovarët bithpambuka . Çfarë Miftinije ene BFI kimi kimi ka mund lirisht ene zeqatin nëpër xhamaja ta mbledhe kët bajram . Kejt dunjaja folin se vazhdon Miftinia e Tetovës me BFI-në ni luft për pushtet ,muhabetet e fundit shkojn se Miftinija do munde BFInë.Bilall Kasami i di kto muhabete ,ene u mundou para kitve ti shfritzoje kto situata u hini xhamajave …ni fjal e urt thotë tu u mendou i menxmi t martohet…budalla i marton caullët …Bilall Kasami njen shtahi për di vjet pushte asnihere , nauk folën për NEPOTIZMIN (farefajsnillakun ) n xhamajën ALLAXHA,(Kryehoxha dhe imami babë e djal,mixha i Bilall Kasamit) ene n komunë,nëpër shkolla punsimet po BESA folën vetëm për Nepotizmin e Ali Ahmetit

Për t kan ma i besaushëm Bilall Kasami n opinion o TELALL duhet ta këshillojsh se AUTOKRITKËN TA PËRDORE SEFTE PRA LE T NAJSE PI TE VITI si p.sh hoxha i Xhamisë në Arabati HAFËZ ZENDA (për at ene ka xhemat,niher e najsëm me vetkritka mapa ja lshon Miftinësë ene e ngulitën BFI ) .

Kto ditë nuk më kanë lanë rahat kafexhijtë ,për shfrytzimin e hapsinës për vendosjen e tavolinave ,pra jo për atë xhi asht e Komunës si hapsinë ,por shaum lokale ene t braqave od Krushevska Republikës …pi te Shkolla fillore Liria ene njen n fund te Komuna …kan xhit tavolina ama n oboret e veta ..ene nauk zanë hapsinën e Komunës…

Ekipet e inspektoriateve xhi kontrollohen pi Komunës së Tetovës ua kan shpërnda ka ni hajmali n formë takse pi 20 EURO n vjet …Po xhi se asht e jotja oborri… a ki çit tavolina për misafirët e kafes …NE MOZHE ima da PLATISH opstinski danok …kshtau m than sërpçe …vdeksha …po tajm ishin ene ato te shkolla e mesme tekstile ,ne kimi hik mbrenda xhi t lamë hapsina për karrike ene tavolina ,tre-katër dit kemi hup nëpër opshtinë tue e dëshmou se pron private asht …ku t shishatin do…. njen gje i përlajshin çent ene i fluturojshin pllaumbat …HARAÇI I TURKIS FORMA MODERNE …EPO SERMAJA E TEUTA ARIFT vajn tue u sos ,do rrugë xhi ajo i nxori si mjete pi TAV-it si p.sh ajo te Bollnica te ura asht kah fundi …

shtahi e teqe muleni paret te populli jan …do xhajm metoda tva marim .Tetovar mendojni kur ti çitni tavolinat ene kariket n ballkon a n bahçe mo i lini t rajn ,sa t hini mbrenda hiçni se nauk dihet do vu shkraujn ka ni hajmali …

Ministresha e odbranës halis përzihet n kompetenca t Ministrisë së Drjtësisë ose une e kuptova se pi LSDM nëpërmes intervistavetë asaj i çojn Ministrit të Drejtësisë selame (nisoj si Kiro Gligorovi 1992 shkoj n Çeki ene dha intervist n gazetat e atjeshme se Maqedonia do e ndrishoje Kushtetutën e 1974 ene Maqedonia do jese shtet nacional i Maqedonasëve ,ene ndodhi .PPD nauk e lshoj Parlamentin ene Andovi si krietar parlamenti tha shiptarët ishin ataj ..ene m çeshet kto dit kure ni ish deputet i PPD -së i atij vakti shkraun për rezikimin e shiptarëve si popull…po kur viheshin temelet ai nuk dul pi Parlamenti ..njerzit nuk harojn po nauk ta thonë publikisht ama mbas shpajne me ka krejt ti përmendin …) pra Ministresha e Odbranës nauk ka xhi miret me sigurinë e shtetit se ni here urdhën dhanës i asaj asht KRYETARI I SHTETIT ,ka hierarki ,ajo nisoj si Ministri Drejtësisë i përgjigjet Parlamentit ….e dita n atë konflikt ushtria nauk ka kanë e infiltraume …pse ngre ni kasht kot …

.nauk asht vetëm ki rast ka ene ministri qera xhi përzijnë kompetencat ,bajni punët tuja ..p.sh Ministresha e Odbranës le ta shtoje përqindjen e shiptarëve nëpër njësite ushtarake xhi e ka përqindjen me Kushtetutë…ene numrin e generallave shiptar le ta shtoje …hazër e ka me vjet ni shiptar pi Tetove xhi pret avancimin ene nauk e lëvizin,me lëviz mund t jet pi Kumanove ama pi Tetove nauk……

Ene për fund për do portale pi Shkupi ene t Kumanovës xhi e keni teprau(ua dijmë edhe emrat) ..na mbajtët me kopi paste anti shiptare…ka di here ene tre here çitni lajmet mbrenda ditës kundër Korridorit 8 as ni lajm pozitiv ( vetëm pse kalon nëpër territore t banaum shumicë shiptare jan n grajt n kamë ene Levica ene Vmro po ama ene do qarqe të LSDM,xhi kontrollojnë ene mendime t komisionit të Anti korrupsionit ) Mendoj se Artan Grubi si iniciatorë i ndërtimit dhe lëvizjes së këtij projekti jetik DO IA DALE dhe do e zane vendin nëse jo i pari për të mirë n histori të shiptarëve në RMV se edhe kjo asht një LUFTË :MOS U DORZO ARTAN GRUBI…Ju portale që ju finanson edhe VMRO,ene LSDM ene pi BDI do qarqe anti Artan Grubi përveç grupit t zjarrit ene pse nauk çitni do ni se kundër AAA ose BESËS …ato pare xhi mirni pi atine partive janë të popullit .. ….ama mduket dojni pare t mdhoja t mirni me t kasirme partinë n pushtet (tue çit shkrime negative )…me kan si ato shkraujni xhi t dojni lexues nauk kini ….as 10 lexues në Googl ….m çudit si nuk vu hini DAP-i tu kontrolloje gjithë ato pare mirni pi reklamave …t ???

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments