12.4 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeA do bëjnë koalicion shqiptarët në RMV me VMRO? Flet Menduh Thaçi...

A do bëjnë koalicion shqiptarët në RMV me VMRO? Flet Menduh Thaçi (video)

Opozita maqedonase në Maqedoninë e Veriut shpalli fitoren absolute me kandidatin e saj për president të shtetit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

VMRO DPMNE me Gordana Siljanovskën, korrën dyfish më shumë vota se sa kandidati i partisë maqedonase në pushtet LSDM. Në kampin shqiptar fitoren e festoi partia shqiptare në pushtet BDI me kandidatin e saj Bujar Osmani i cili mori afro 40 mijë vota më shumë se kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në RMV, Menduh Thaçi tha në një intervistë për Euronews Albania se VMRO e ka të pamundur të arrijë numrat e nevojshëm për të zgjedhur një president, por një problem i VMRO është pëlqyeshmëria ndaj BDI të Ali Ahmetit, që ka marrë numrin më të madh të votave ndër partitë shqiptare.

AI tha se që RMV të jetë shtet demokratik duhet që dialogu mes shqiptarëve dhe maqedonasve etnikë nuk duhet të jetë farsë por konsensus institucional.

“Problemi i VMRO është se ata duan ta mendojnë RMV në kuadër të një shteti normal të funksionimit politik me një sistem meritokracie. Jo, RMV ka dy parakushte për të arritur deri këtu, një, dialogu mes  shqiptarëve dhe maqedonasve nuk duet të jetë farsë politike por konsensus institucional. E para janë zgjedhjet presidenciale, e dyta aleatëve tanë u intereson procesi, gatishmëria e aktorëve për të përmbushur kushtin për hapjen e negociatave dhe kjo është ndryshimi i kushtetutës. VMRO i di numrat, por u jep fuqi ky grupim i shqiptarëve që vetëm me ta mund të futet në qeveri. Asnjëra palë nuk e ka siguruar komoditetin e numrave dhe shumë herë është thënë është problem BDI. Unë ju them që atë ditë që të plotësohen ndryshimet kushtetuese BDI do rrijë në opozitë dhe s’ka problem, Fronti do rrijë në opozitë. Kriza politike e RMV nuk duhet të kalojë ditë dhe natë, raporti i numrave do ndryshojë”, tha Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments