17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeBDI sot në Tetovë ka mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë, në...

BDI sot në Tetovë ka mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë, në të cilën kanë diskutuar për negociatat për Qeverinë e re.(video)

Pas përfundimit të mbledhjes, Arbër Ademi tha se sot kanë konstatuar tre pika.

“Si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani. U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit”.

“Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.

Ai gjithashtu theksoi se si pikë e dytë është konstatimi se zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike dhe se nesër do të mblidhen të gjitha partitë e Frontit në Shkup, në ora 13:00.

@tetovasot_official

Ademi: Qytetarët na dhan besimin për ti përfaqësuar ato në ekzekutiv dhe legjislativ#FrontiEuropian #bashkë #teovasot #viral #news #capcut #BDI #ndryshimet #kushtetuese #AliAhmetin #fyp #tetovasot

♬ original sound – TetovaSot
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments