15.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeASH : Taravari përsëri e shkeli fjalën: Katër premtime për dorëheqje, për...

ASH : Taravari përsëri e shkeli fjalën: Katër premtime për dorëheqje, për humbjen e pesëfishtë

E kemi paralajmëruar opinionin me kohë, që Arben Taravari, disa herë ka dhënë fjalë brenda organeve të partisë dhe gjithmonë e ka shkelur fjalën e vetë. Kësaj radhe ai dha fjalë edhe publikisht dhe përsëri e shkeli.
Para zgjedhjeve të 24 prillit u zotua të paktën 4 herë, se nëse humb zgjedhjet qofshin presidenciale, qofshin ato parlamentare, do të jep dorëheqje dhe do të largohet nga politika.
Në dy ciklet zgjedhore, Taravari humbi garën për president, pastaj koalicioni i tij humbi zgjedhjet parlamentare në nivel shteti, në shumicën dërmuese të njësive zgjedhore, në njësinë e 6 zgjedhore dhe në qytetin e tij, në Gostivar.
Në vend që ta mbajë fjalën e dhënë, ai zgjodhi të shkojë e ti lutet Mickoskit për ti marë në Qeveri si humbës. Çfarë mund të pritet të bëjë më tej në politikë, një njeri që nuk e mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve!?
I bëjmë thirje publike që të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Komunës, si dhe të tërhiqet nga politika dhe ta mbajë fjalën të paktën një herë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments