11.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeMimoza Kusari – Edi Ramës: A s’është e besueshme Policia e Kosovës...

Mimoza Kusari – Edi Ramës: A s’është e besueshme Policia e Kosovës për ty që po e pret “fjalën e KFOR-it”?

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është përgjigjur reagimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me kidnapimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Në Tëitter, Kusari-Lila ia ka kujtuar Ramës se ka qenë i zëshëm që fajin t’ia linte Kosovës për tensionet në veri, teksa për deklaratën e Ramës se po pret fjalën e KFOR-it për kidnapimin, në mënyrë që edhe ai të jap qëndrim, Kusari tha se ndoshta ai nuk i beson Policisë së Kosovës.

“I nderuar Kryeministër Edi Rama, ishit goxha i zëshëm për të marrë pozicion lidhur me atë që ju besuat se ishte “faj i Kosovës”. Ndoshta Policia e Kosovës nuk është burim mjaftueshëm i besueshëm për ju, kështu që ju prisni “hetimet e KFOR-it””, ka shkruar kryedeputetja e VV-së.

Kusari-Lila ia ka bashkangjitur përgjigjes së saj edhe një hartë, ku shenjëzohet vendi ku janë kapur tre policët, që ndodhet brenda territorit të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments