12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeÇeku: Serbia duhet të qëndronte 5 km larg kufirit, rrëmbimi i policëve...

Çeku: Serbia duhet të qëndronte 5 km larg kufirit, rrëmbimi i policëve do lërë gjurmë në historinë e dy vendeve

Ish-ambasadori Arben Çeku, Drejtuesi i qendrës “Për qeverisje të mirë” i ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora deklaroi se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Kumanvës sot duke arrestuar tre efektivë të Kosovës brenda territorit të saj, pasi sipas kësaj marrëveshje ajo do të duhet të kishte qëndruar 5 km larg nga kufiri.

“Bashkohem me të gjithë ata që dënojnë këtë akt të rëndë, që jo vetëm ka shkelur sovranitetin e Kosovës por ka krijuar dhe një precdent të rrezikshëm për periudhën në vazhdim e që mund të shoqërohet dhe me zhvillime të tjera që të marra në kontekstin e kësaj krize nuk janë të papritshme.Pikë së pari, bazuar tek marrëveshja e Kumanovës duhej që trupat serbe të ishin të paktën 5 km në thellësi të territorit të Serbisë, pra larg kufirit të Kosovës 5 km. Kalimi i kësaj zone tampon nga trupa të rregullta uishtarake të Serbisë ka thyer këtë arrëveshje, ka vënë pozitë të vështirë KFOR-in që është përgjegjës për ruajtjen e kufirit dhe nga ana tjetër ka cënuar rëndë të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë por dhe vendorë që janë përgjegjës për sigurinë në këtë pjesë të territorit.

Qeveria e Serbisë jo vetëm këtë pjesë por të gjithë territorin e Kosovës e konsideroj pjesë të vetën. Nëse i referohemi propagandës së përditshme ata po veprojnë në territorin e Serbisë por në fakt ka thyer të gjitha ligjet edhe marrëveshjet e nënshkruara më parë. Është për tu habitur se si nuk ka një reagim të ashpër ndërkom,bëtar por dhe nga KFOR. Di që kombandanti i KFOR-it ka qënë sot në Berograd, ka takuar presidentin e Serbisë, shefine  ushtrisë dhe unë besoj se do të gjendet një zgjidhje për këtë rast, port kjo është një ngjarje që ka lënë një gjurmë të fortë në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë,” tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments