12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaOpinion"Ambasadori i SHBA në Serbi tejkalon kompetencat" Prof Mentor Beqa: SHBA nuk...

“Ambasadori i SHBA në Serbi tejkalon kompetencat” Prof Mentor Beqa: SHBA nuk e përmend më njohjen reciproke

Profesor Mentor Beqa i ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora deklaroi se ambasadori i SHBA në Serbi i ka tejkaluar kufizimet që i jep posti i tij duke folur në emër të një shteti tjetër, në këtë rast të Kosovës.

Sipas tij ka rreth një vit që në retorikën amerikane nuk përmendet marrevshja për njohjen reciproke ndërsa realizimi i asosacionit të komunave me shumicë serbe është kthyer në synim kryesor.

“Natyrisht që ambasadori i SHBA në Serbi ka tejkaluar dhe kufizimet që i jep posti i tij si ambasador sepse komenton për një shtet tjetër. Ai mund të komentojë për Serbinë, por të komentosh për një shtet tjetër kur je ambasador i SHBA në një vend tjetër është pak e ekzagjeruar.

Kjo tregon rëndësinë e misionit që kanë. Në kuadër të kësja strategjie i janë dhënë disa koncesione Serbisë dhe një ndër këto koncesione ëhstë që në retorikën amerikane nuk ekziston më fjala “marrëveshje e përqendruar tek njohja reciproke”. Kemi më shumë se një vit që nuk e dëgjojmë më këtë në zhargonin që ka qënë tipik i narrativës amerikane mbi konfliktin Kosovë Serbi.

SHBA e ka përcaktuar si një objektiv themelor realizimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo është strategjia e SHBA dhe ata mendojnë që mund ta shtyjën përpara shumë shpejt,” tha ai.

Ai deklaroi gjtihashtu se strategjia e Shqipërisë mbështetet mbi disa përshtypje të gabuara, ndër to dhe fakti se Serbia nuk është vend armik për Kosovën.

“Strategjia e Shqipërisë mbështetet mbi një seri pandemash të gabuara. Pandema e parë është që Serbia nuk është vend armik për Kosovën,” tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments