15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeMijëra çekë protestojnë kundër masave për COVID

Mijëra çekë protestojnë kundër masave për COVID

Mijëra çekë u mblodhën në sheshin Wenceslas të Pragës të dielën, duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur parulla kundër kufizimeve të COVID-19, edhe pse infeksionet po rriten.

Protestuesit kryesisht kundërshtuan kufizimet më të ashpra për të pavaksinuarit, duke përfshirë ndalimin e të ngrënit në restorante.

“Shteti duhet të dëgjojë kërkesat e popullit. Rregullimet dhe kufizimet na çojnë në rrugën e ferrit”, tha Zuzana Vozabova e cila i ra daulles gjatë protestës.

Vendi prej 10.7 milionë banorësh raportoi numrin e tij më të lartë ditor të rasteve të mërkurën – 54,689, dhe numrat në ditët e tjera të fundit janë renditur ndër më të lartat që nga fillimi i epidemisë.

Pavarësisht shifrave në rritje, qeveria hoqi një dekret javën e kaluar duke i bërë të detyrueshme vaksinat kundër COVID-19 për profesionistët kryesorë dhe për personat mbi 60-at për të shmangur “thellimin e çarjeve” në shoqëri.

Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë i kryeministrit, Petr Fiala ka shkurtuar kohën e karantinës dhe izolimit ndërsa përgatitej për variantin Omicron, ndërsa nisi testimin e detyrueshëm të punonjësve në kompani.

Të shtruarat në spital qëndruan në 1,989 që nga e shtuna, shumë më poshtë shifrave prej rreth 7,000 të raportuar gjatë pikut të mëparshëm në fund të nëntorit dhe dhjetorit të kaluar.

Vendi ka raportuar 37,184 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, një nga normat më të këqija në botë për frymë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments