12.9 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaTRUMP "nis kampanjën" duke kërcyer/Nëse fitoj Presidencialet në 2024 do fal të...

TRUMP “nis kampanjën” duke kërcyer/Nëse fitoj Presidencialet në 2024 do fal të akuzuarit e 6 Janarit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha të shtunën se nëse do të garojë përsëri për Shtëpinë e Bardhe dhe do të fitojë, atëherë do të falë disa nga protestuesit e 6 janarit 2021, të cilët mësynë godinën e kongresit amerikan teksa certifikohej fitorja e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Trump, i cili nuk ka thënë ende zyrtarisht nëse do do të kandidojë përsëri për president pas humbjes së vitit 2020, mbajti një tubim në Teksas, që dukej i njëjtë me takimet zgjedhore që organizonte në fushatë, ku nuk mungoi edhe kërcimi i tij i zakonshëm.

Nëse garoj dhe fitoj, do t’i trajtojmë njerëzit e 6 janarit me ndershmëri”, tha Trump. “Do t’i trajtojmë ndershmërisht dhe nëse do të jetë nevoja edhe do t’i falim. Sepse po trajtohen në mënyrë kaq të pandershme”, tha Trump.

Sulmi në godinën e Kapitolit është konsideruar si më i keqi i ndodhur që prej Luftës së vitit 1812, kur godina u dogj nga anglezët. Protestuesit ishin mbledhur aty pas deklaratave të Trump se zgjedhjet ishin vjedhur nga Biden.

Në vendngjarje vdiq një efektiv policie dhe katër protestues, ndërsa 140 policë të tjerë mbetën të plagosur. Deri tani, për atë që ndodhi janë ngritur padi për më shumë se 700 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments