10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMickovski / Prioritet i VMRO-DPMNE-së tani nuk janë zgjedhjet, mandati i deputetëve...

Mickovski / Prioritet i VMRO-DPMNE-së tani nuk janë zgjedhjet, mandati i deputetëve ka përfunduar

Kjo përbërje e Parlamentit është e mëparshme dhe mandati i deputetëve ka përfunduar me shpërbërjen e tij. Ata e kthyen legjitimitetin prapa, te qytetarët. I vetmi që mund ta mbushë sallën e Kuvendit është populli. Nuk mundet as Zoran Zaevi, e as grupi i deputetëve të tentojnë ta shkelin Kushtetutën, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Miskovski.

Mickovski në konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, edhe një herë përsëriti se prioritet i VMRO-DPMNE-së tani nuk janë zgjedhjet e parakohshme, por tejkalimi i gjendjes me virusin korona.

“VMRO-DPMNE-ja është e gatshme që ta mundë LSDM-në gjithmonë. Por, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ku kemi pandemi të Kovid-19 dhe kur për çdo ditë luftojmë me krizën ekonomike, sanitare dhe arsimore, e madje edhe kemi gjendje krize, nuk është një nga prioritetet. Më së pari të luftojmë për shëndetin e qytetarëve, ta kthejmë ekonominë në shtigjet fituese, e pastaj mund të mendojmë për zgjedhje”, theksoi Mickovski, duke iu përgjigjur pyetjes se a do të marrë pjesë VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje nëse ato mbahen në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Lideri i VMRO-DPMNE-së në konferencë për media e akuzoi Qeverinë e kryesuar nga LSDM-ja se në tre muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar diç më pak se 43 për qind të deficitit të planifikuar për vitin 2020 ose 120 milionë euro më shumë se asaj që është grumbulluar në arkën e shtetit. Me këtë, theksoi Mickovski, pushteti e ka shty në borxh secilën familje në Maqedoni me nga 15.000 denarë në mesatare.

“Analizat tregojnë se ndaj Buxhetit është bërë grabitje e menduar dhe e organizuar mirë e parave të popullit. Është shpenzuar pa kuptim, në mënyrë shkatërruese dhe joracionale, ndërsa për këtë ekzistojnë edhe numra konkretë. Vetëm në mars janë shpenzuar 50 milionë euro më shumë nga ajo që është grumbulluar në Buxhet, ndërsa vitin e kaluar në muajin e njëjtë ishin shpenzuar shtatë milionë euro”, akuzoi Mickovski, duke shtuar se në tre muajt e parë të vitit 2017 ishin shpenzuar 19 për qind të deficitit të planifikuar buxhetor, në vitin 2018 rreth 17 për qind, ndërsa në vitin 2019 diç më shumë se 18 për qind nga deficiti i planifikuar buxhetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments