4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski-VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet ashpër Ali Ahmetit: Me ato flokë të thinjura,...

Mickoski-VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet ashpër Ali Ahmetit: Me ato flokë të thinjura, plak , zhgërryhet publikisht dhe flet të pavërteta (video)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski iu kundërpërgjigj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili dje deklaroi se Mickoski duhet të jetë më aktiv në zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.

“Interesante është të dëgjohet Ahmeti, kur në këtë moshë dhe me ato flokë të thinjura, zhgërryhet publikisht në televizion dhe flet të pavërteta. Si mund të kyçem unë në diçka ku nuk kam mundësi”, tha Mickoski.

Sipas tij, një mysafir i paftuar nuk është i mirëseardhur në shtëpi.

“Andaj as nuk më ka ftuar ndokush, as nuk më ka njoftuar e as nuk di nga ministri i tij, Bujar Osmani ose nga partneri i tij i koalicionit, Zoran Zaev, për çfarë bisedohet dhe çfarë ka në tryezë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se atë që ka mësuar nga burimet diplomatike nga Brukseli dhe Sofja e ka thënë në opinion dhe kjo është bullgarizimi dhe asimilimi o popullit maqedonas, përfshirja e kërkesave të Deklaratës bullgare që të jenë në procesin negociues, që sipas Mickoskit, është shkatërrim i popullit dhe shtetit maqedonas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments