9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMickoski: Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike

Mickoski: Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike

Hristijan Mickoski, kryetar i partisë opozitore VMRO-DPMNE, në një konferëncë për media tha se vendi përveç krizës shëndetësore ndodhet edhe në një krizë të thellë ekonomike. Ai për këtë akuzoi Zoran Zaev dhe qeverinë aktuale të vendit. Sipas Mickoskit, qeveria në periudhën 3 mujore janar-mars ka harxhuar më shume se 120 milion euro nga ajo që kanë mbledhur në arkën shtetërore dhe kështu kanë shkaktuar deficit në buxhetin shtetëror. Ai shtoi se se vetëm gjatë muajit mars nga Qeveria janë harxhuar 50 milion euro. “Është realizuar një vjedhje e mirë-planifikuar të ekonomisë në tre mujorin e parë të vitit me qëllim që të mbulohen zgjedhjet që duhet të mbaheshin. Janë harxhuar 120 milion euro më shumë se sa ajo që kanë grumbulluar në buxhet”, u shpreh Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments