16.1 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeSugareski / Është demokratike e drejta e protestës, por nuk qëndron teza...

Sugareski / Është demokratike e drejta e protestës, por nuk qëndron teza e transportuesve

Të gjithë kanë të drejtën demokratike për të protestuar. Ne kemi luftuar për tre vitet e fundit, për liri dhe demokraci ndryshe nga regjimi kur ishte tekstualisht e ndaluar e drejta e protestës. Është e drejta e transportuesve për të protestuar, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Duke komentuar protestën e sotme nga anëtarët e “Makam-trans” për rritjen e akcizës ndaj karburanteve, Sugareski tha se megjithatë nuk u qëndron teza për protestën.

“Ekzistojnë tre argumente kyçe. Para së gjithash, rritja e akcizës është për shkak të solidaritetit, për shkak që qytetarët e këtij vendi dhe nuk është absolutisht asnjë ngarkesë shtesë për askënd. Së dyti, çmimi i naftës aktualisht është më i ulët për 20 denarë se në janar dhe shkurt. Sot, me uljen e fundit të çmimit të naftës, është ulja më e ulët në 20 vitet e fundit. Një argument tjetër i rëndësishëm është se çmimi i naftës në vendin tonë është më i ulëti në krahasim me të gjitha vendet e rajonit”, tha Sugareski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pasi inspektoi punimet e ndërtimit në aksin e parë të autostradës Shtip-Koçan.

Ai shtoi se në këtë situatë, të gjithë duhet të jenë solidari dhe të tregojnë mirëkuptim. mb/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments