11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMickoski nënshkruan marrëveshje me 15 parti të vogla, premton rindërtim të Maqedonisë

Mickoski nënshkruan marrëveshje me 15 parti të vogla, premton rindërtim të Maqedonisë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Shkup nënshkroi Marrëveshje për koalicion parazgjedhor për “Rindërtimin e Maqedonisë” me 15 parti politike më të vogla.

Pas nënshkrimi të kësaj marrëveshje, Mickoski theksoi se ky është koalicioni fitues që do të garojë në zgjedhjet e 12 prillit dhe do ta formojë Qeverinë e ardhshme.

“Po bashkohemi rreth një platforme, vlerave dhe parimeve që ne besojmë. Vet emri i koalicionit tregon se është momenti ku atdheut tonë i duhet pikërisht rindërtimi. Rindërtimi nuk është vetëm slogan apo frazë politike, por vlerë që duhet ta përmbushin”, thotë Mickoski i cili shton se si koalicion kanë përgjegjësi të punojnë vazhdimisht për të arritur rezultate për të ardhme më të mirë dhe më të sigurt në shtet.

Mickoski thotë se edhe do të kritikojë por edhe do të ofrojë zgjidhje dhe se me vepra do të bëhet dallimi mes partisë së tij dhe LSDM-së.

“Pikërisht të gjitha reformat, të gjitha përpjekjet, parimet dhe vlerat rreth të cilave bashkohemi mund t’i unifikojmë me emrin e një projekti të rëndësishëm që quhet rindërtimi i Maqedonisë”, theksoi Mickoski.

Ai premtoi rritje të pagave për 25%, tatim i sheshtë për 8%, rritje të pensioneve për 20%, së paku katër miliardë investime të huaja dhe të brendshme, gazifikim, ndërtim të katër qendrave klinike në Maqedoni etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments