9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeOda Mjekëve / Vërejtje publike dhe hapje të procedurës para Gjykatës së...

Oda Mjekëve / Vërejtje publike dhe hapje të procedurës para Gjykatës së Nderit për mjeken Nina Caca Biljanovska

Vërejtje publike për mjeken Nina Caca Biljanovska dhe kërkesë të inicohet procedurë para Gjykatës së nderit pranë Odës së Mjekësve, e cila është organi i vetëm i pavarur dhe kompetent të Odës që mund të debatojë për përgjegjësinë e mjekësve për shkelje të kryer të Kodit të deontologjisë mjekësore  dhe të marrë vendime për marrje eventuale  të përkohshme apo të përhershme  të licencës për punë.

Ky është konkluzioni i seancës së mbajtur të jashtëzakonshme të Këshillit Ekzekutiv dhe Komisionit për Etikë dhe Çështje Juridike të Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën është debatuar për aspektin etik të sjelljes së mjekes Nina Caca Biljanovska, e cila pasi është kthyer nga Italia, në kundërshtim me rekomandimet, ka vazhduar me kryerjen e detyrave të punës dhe gjithë javën ka shkuar në punë.

Nga Oda Ekonomike edhe një herë u bëjnë apel mjekëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësorë të sillen siç i ngjan profesionit të mjekut, si dhe në tërësi t’i respektojnë rekomandimet, udhëzimet dhe drejtimet e lëshuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve. .Share this

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments