13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski: Koalicionet e BDI-së për të zbutur humbjen e pritur nga partitë...

Mickoski: Koalicionet e BDI-së për të zbutur humbjen e pritur nga partitë opozitare shqiptare

Kemi marrëveshje të përbashkët në parim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare dhe presim që në bazë të asaj marrëveshje të vazhdojmë të funksionojmë si qeveri e ardhshme. Kështu i ka komentuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, largimin e disa  partive nga koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja.

Ai ka përmendur se nuk mund të flasë në emër të tyre, se pse ata kanë vendosur të ndërmarrin një hap të tillë, por Mickoski dëshiron  që arsyeja për këtë të ishte programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Kemi bisedime dhe negociata parimore dhe një marrëveshje të përbashkët parimore për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presim që në bazë të asaj marrëveshje të funksionojmë edhe më tutje si qeveri e ardhshme. Për sa i përket motivit dhe arsyes, ata mund të kenë nevojë t’ju japin një përgjigje. Do të doja të ishte fakti që ata u njoftuan me gjëra të mira në programin tonë dhe për këtë arsye vendosën ta pranojnë atë”.

Kreu i opozitës ka komentuar edhe Frontin Europian të nisur nga Ali Ahmeti. Ai tha se koalicioni i BDI-së me partitë tjera politike do të jetë një manovër e pasuksesshme politike.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE

“BDI duhet të përgjigjet pse e bën. Nëse më pyesni mua, vlerësoj që po përpiqen të bëjnë një manovër në hapësirën politike, e cila do të zbusë humbjen në zgjedhjet e ardhshme nga opozita e konsoliduar shqiptare”.

Hristijan Mickoski tha se ky koalicion nuk do të jetë i sukseshëm. Ai madje tha se në të kaluarën ka pasur shumë përpjekje të BDI-së për të paraqitur qëndrime të caktuara që kanë dështuar, si p.sh. ai ka përmendur  “Agjendën  e Gjelbër”, i cili ka paraqitur siç tha ai,  politika “tenderore” në vend të atyre mjedisore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments