10.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeMesiq: Kontributi i BDI-së, mbi të gjitha i Ali Ahmetit, për hyrjen...

Mesiq: Kontributi i BDI-së, mbi të gjitha i Ali Ahmetit, për hyrjen e vendeve të rajonit në BE dhe në NATO-s është i madh

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes dhe rrjedhimisht për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin, thotë në një intervistë ekskluzive për Indeks.mk, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

“Në çdo rast, është një padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se vendet fqinje duhet të bëjnë diçka në nivel diplomatik, në mënyrë që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të jetë në favor të përmirësimit të bashkëpunimit në të gjithë rajonin. Prandaj, Bullgaria do të duhet të ndërmarrë gjithçka për të zgjidhur kontestin me mjete diplomatike, por edhe të gjitha keqkuptimet që ekzistojnë midis vendeve ballkanike”, thotë Mesiq.

Ai në intervistë thotë se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballet rajoni.

“Kontributi i BDI-së, mbi të gjitha i Ali Ahmetit, për hyrjen e vendeve të rajonit në BE dhe në Paktin e NATO-s është i madh. Besoj se roli i tij në procesin integrues të Maqedonisë është i madh dhe mund të thuhet i pazëvendësueshëm”, potencon Mesiq

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments