Kriza e koronavirusit po nxitë një situatë më të jashtëzakonshme sesa kriza bankare, tha të enjten Kancelarja Angela Merkel, duke shtuar se vëmendja e qeverisë së saj tani nuk ishte se si funksionon buxheti i saj.
“Ne jemi në një situatë që është e pazakontë në çdo aspekt dhe unë do të thosha më e pazakontë se në kohën e krizës bankare, sepse kemi të bëjmë me një problem shëndetësor, një sfidë shëndetësore për të cilën shkencëtarët dhe mjekësia ende nuk kanë një përgjigje”, tha Merkel.
“Pra, është detyra jonë para së gjithash të shpëtojmë jetën e njerëzve, sa më mirë që të mundemi, dhe së dyti të vazhdojmë aktivitetin ekonomik”, tha ajo.
Më parë Merkel kishte deklaruar se për shkak të mungesës së vaksinës, deri në 70 për qind e popullatës së Gjermanisë mund të infektohen me koronavirusin e ri.
Sipas qendrës, John Hopkins, në Gjermani deri të premten pasdite janë 3,156 raste të konfimuara me koronavirus.