15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeMenduh Thaçi për Lëvizjen Vetëvendosje në Maqedoni / Kosova nuk e ka...

Menduh Thaçi për Lëvizjen Vetëvendosje në Maqedoni / Kosova nuk e ka komoditetin e ndërhyrjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, i pyetur për pjesëmarrjen apo mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha se nuk she asgjë të keqe që një parti nga Kosova apo Shqipëria mbështet një parti politike në vendin tonë, por jo në rastin kur ajo parti është në pushtet. Ai tha se duhet bërë shumë kujdes, pasi në këtë mënyrë mund t’u jepet alibi implikimeve të Serbisë dhe Rusisë te partitë maqedonase dhe Kosova nuk e ka këtë komoditet duke parë rrethanat në të cilat ndodhet.

“Asgjë e re dhe asgjë e palejueshme, që një parti politike shqiptare në Kosovë apo në Shqipëri, të ketë mbështetje për një tjetër parti. Por është precedan i keq kur ajo parti është në pushtet. Duhet pasur shumë pretekst apo alibi implikimeve të Serbisë, të Rusisë, në organizimin politik te partitë maqedonase, nëpërmjet këtij implikimi që po mundohet qa ta bëjë dikush. Vështirësitë që i ka Kosova nuk mendoj se ia japin komoditetin një ndërhyrje të këtillë. Prandaj nuk duhet t’u japim argumente të tjerëve, kundërshtarëve tanë që t’i legjitimojnë ndërhyrjet e Rusisë.”- tha Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments