15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeKëshilltarët e BDI-së në K.K TETOVË/Udhëheqësit e Komunës së Tetovës, po i...

Këshilltarët e BDI-së në K.K TETOVË/Udhëheqësit e Komunës së Tetovës, po i keqpërdorin paratë e tetovarëve për të bërë propagandë partiake, portalet dhe faqet partiake menaxhohen nga administratorët e komunës

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave

Udhëheqësit e Komunës së Tetovës, po i keqpërdorin paratë e tetovarëve për të bërë propagandë partiake. Këtë më së miri e dëshmojnë portalet dhe faqet partiake të cilat menaxhohen nga administratorët e komunës. Këto persona paguhen me paratë e tatimpaguesve, me paratë tona, ndërsa në vend se të punojnë në dobi të qytetarëve të Tetovës, ata punojnë për të glorifikuar partinë që i ka punësuar dhe kryetarin e Komunës së Tetovës.

Të nderuar qytetarë,

Në mungesë të punëve dhe projekteve konkrete, e vetmja gjë që u ka mbetur klanit të mafisë urbane që po udhëheqë aktualisht me Komunën e Tetovës, është që të shpifin, të linçojnë dhe të prodhojnë lajme të rejshme me portalet që i zotojnë, gjithmonë duke dëmtuar buxhetin e tetovarëve.

Andaj, nga këtu shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel Kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasamit, që fokusin ta kthej te qytetarët, e jo të lajmet e rrejshme dhe propaganda partiake. Komuna nuk është vend për rehatimin e militantëve partiakë.

Ju falemnderit!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments