22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeKujdes sot dhe nesër! Bllokohen disa rrugë në Tetovë

Kujdes sot dhe nesër! Bllokohen disa rrugë në Tetovë

SPB Tetovë informon se për shkak të mbajtjes së tubimeve të partive politike në kuadër të fushatës zgjedhore në dy ditët në vijim (e diel dhe e hënë), do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në qendër të qytetit. 

“Do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit edhe atë në bulevardin ‘Iliria’ nga hyrja e Tetovës deri në shesh, gjegjësisht rreth rrotullimi me bulevardin ‘Ilindenska’ ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevard. Poashtu gjatë kohës së tubimeve, komunikacioni do të riorientohet nëpër rrugët tjera, përkatësisht rrugët ‘JNA’, ‘Todor Ciposki-Merxhan’, ‘Jane Sandanski’ dhe rruga ‘Nikola Teslla’”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Prej aty me apel deri te shoferët që të respektojnë urdhrat që do të jepen nga nëpunësit e policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments