17 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeMenduh Thaçi: Pas zgjedhjeve kompromisi për bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike...

Menduh Thaçi: Pas zgjedhjeve kompromisi për bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar (video intervista në RTK -Libero)

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin “Libero” në ATV ka theksuar se zgjidhja finale për siç nënvizoi tejkalimin e krizës politike në Maqedoni pas zgjedhjeve është kompromisi që duhet të bëhet për një bashkëqeverisje mes ”Frontit Evropian” dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar, që nënkupton VMRO-DPMNE.

Në pyetjen e gazetarit se në Maqedoni vazhdimisht ka pasur kriza dhe në fund janë gjetur zgjidhje, por zgjidhja finale çka nënkupton për ju, Thaçi deklaroi se: “Unë mendoj se zgjidhja finale është kompromisi që duhet të bëhet për një bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar. Dhe nga ana jonë ata kanë dy kushte. I pari është urgjent ndryshimi i Kushtetutës, që të debllokohet procesi eurointegrues dhe kushti permanent që e kemi pas këto 30 vite është që pozita e shqiptarëve duhet të avancohet dhe ne kryesisht duhet të eliminojmë numrin që na quajnë 20% dhe në Kushtetutë, aktet kushtetuese të emërtohemi si shqiptarë…”, deklaroi Thaçi.

Nga minuta 5:40 poshtë në video👇🏻

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments