15.6 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeMuhamet Ameti falemenderon të gjithë ata që votuan VLEN-in në Tetovë

Muhamet Ameti falemenderon të gjithë ata që votuan VLEN-in në Tetovë

Në këtë ditë të mrekullueshme, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kanë bërë të mundur rrugën tonë drejt suksesit. Çdo qytetar që votoi me bindje, e deri te secili pjesëtarë i ekipeve të VLEN që punuan palodhur për këtë moment, ju jeni themeli i suksesit tonë.

Me ndihmën tuaj, kemi shkruar një kapitull të ri në historinë tonë politike. Ndërveprimi juaj, përkushtimi dhe mbështetja juaj na kanë bërë të arrijmë më shumë se ç’kemi menduar. Kjo, nuk është vetëm një fitore për ne, por një fitore për të gjithë popullin shqiptar.

Falënderime atyre që kanë ndjekur vizionin tonë me besim dhe kanë investuar kohë dhe energji për të arritur këtë sukses. Pa përkrahjen dhe votat tuaja, kjo nuk do të ishte e mundur.

Falenderime të veçanta, për familjet e dëshmorëve, ish-ushtarëve të UÇK-ës dhe diasporës tonë.

E në veçanti falenderoj lagjen time Teteks-1 / Shkumbini për përkrahjen me fitoren e madhe me diferencë +400.

Angazhimi dhe guximi juaj janë fryma që do t’na frymëzoj të ecim përpara, për të ndërtuar një shoqëri më të mirë për të gjithë. Sot, bashkë me ju, kemi mundur të dëshmojmë se kur bashkëpunojmë, jemi të papërballueshëm.

Mirënjohja ime shkon përtej fjalëve për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj gare.Juve ju takon një vend i veçantë në historinë tonë. Së bashku, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.

Me respekt dhe mirënjohje,
Muhameti,

[Kordinator i Përgjithshëm i Lëvizjes Demokratike ]

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments