16.7 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaOpinionPolitikani serb Boban Bogdanoviç : Në vjeshtë do të ketë një tjetër...

Politikani serb Boban Bogdanoviç : Në vjeshtë do të ketë një tjetër sulm në veri të Kosovës

Politikani serb Boban Bogdanoviç, i larguar nga vendi i tij, siç thotë ai, për çështje sigurie bëri një koment në rrjetin X, se Serbia është duke organizuar një tjetër sulm në veri të Kosovës. Ai pretendon se informacionin e ka nga “burime 100% të sakta”. Sipas tij, qëllimi është “shkëputja” e atyre zonave nga Republika e Kosovës duke ia bashkuar Serbisë.

Ai pretendon se sulmi do të kryhet diku “gjatë vjeshtës”. I kontaktuar nga Gazeta Nacionale ai tha se burimet e tij “janë po ata të njëjtët” që sipas tij e kishin paralajmëruar për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar; për të cilin thotë se e kishte paralajmëruar “që përpara sulmit” në një seri komentesh në rrjetet sociale bashkë me thirrjet që Republika e Kosovës të shpallte Listën Serbe si organizatë të jashtëligjshme dhe terroriste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments