15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeMenduh Thaҫi në TËVË1 : “Fronti Europian” do të korrë fitore dominante,...

Menduh Thaҫi në TËVË1 : “Fronti Europian” do të korrë fitore dominante, s’ka dilema! Nëse kandidati i Kurtit merr gjysmë vote më shumë se unë, do të jap dorëheqje, nuk merrem kurrë më me politikë (video)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaҫi në TËVË1 në Kosovë duke folur për “Frontin Europian”, pjesë e të cilit është partia e tij tha se fiton në këto zgjedhje, Fronti Europian.

Nëse kam dilemën më të vogël fitores dominante, do të jap dorëheqje. Spranoj as postin e deputetit”, deklaroi Thaҫi.

Foli edhe për ndërhyrjen e VV-së dhe Kurtit në zgjedhjet në RMV.
“Bosi i UDB-së, deputeti, Pavle Trajanovi më ka thënë, pse nuk bëhesh me Albinin, ai i mundi ato të luftës. Unë mendoj se kontributi im dhe i PDSH-së ishte epokal në lirinë e Kosovës, shoh se ky njeri nuk ka skrupull. Ai e merr djalin e Arbën Xhaferit dhe e nxjer krah Taravarit, kjo është metoda jo Putiniste, por Gebelsiane, Arben Taravari ka 16 vjet e dy muaj që ka qenë me partinë e Bardhyl Mamutit. Secili do I reagonte me këtë ashpërsi. Kush është Bilalli, ai është kryetar Komune. Me 24 do ta shohim. Kur e shoh përfaqësuesin e A,K të më përmend emrin tim dhe përfaqësuesit maqedonas, unë e shoh Mimoza Kusarin në telefon me Radojcicin”, tha mes tjerash Thaҫi.

Sipas Thaҫit, nëse kandidati i Kurtit merr një votë më shumë se ai, si kryetar ai do të dorëhiqet dhe nuk merret me politikë.

“Nëse kandidati i Kurtit e merr gjysmë vote më shumë se unë, do të jap dorëheqje, nuk merrem kurrë më me politikë. Qasja e VV-së është shumë e keqe. Ju kujtoj pamjen e Kurtit, pasha nanen nuk përzihem në politikë, ndëryrja është e keqe, e kanë thënë ndërkombëtarët. Takati Kosovës me na ndihmu neve me aleatët është zero, kjo u dëshmua”, tha Thaҫi.

Shtoi se me këtë që bën Kurti dëmet do ti shoh Kosova, pasojat sipas tij janë të mëdha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments