12.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmePublikohet lista e qyteteve më të rrezikshme në Ballkan, Shkupi në vend...

Publikohet lista e qyteteve më të rrezikshme në Ballkan, Shkupi në vend të parë!

Videoja e publikuar së fundmi për “10 qytetet më të rrezikshme në Ballkan” ka shkaktuar shumë vëmendje te njerëzit në mbarë rajonin. Profili i TikTok “Globalfactshub” është një profil që trajton fakte të ndryshme për një gamë të gjerë temash. Edhe pse nuk është e qartë se ku i mbledhin informacionet e tyre, ata deklarojnë se janë të hulumtuara mirë. Sipas informacioneve të publikuara, Shkupi është qyteti më i rrezikshëm në Gadishullin Ballkanik.

Vendin e 10-të e zuri Rijeka në Kroaci. E nënta shkoi në Nish të Serbisë, e teta është Lubjana e Sllovenisë dhe e shtata është Zagrebi.
Spliti është në vendin e gjashtë, Beogradi është i pesti, ndërsa Novi Sadi në vendin e katërt. Vendi i tretë i takoi Tiranës, ndërsa vendi i dytë është Sarajeva.
Pikërisht për shkak të vendit të parë, nën video janë gjetur një numër i madh komentesh të ngjashme, si: “Si ka mundësi që Shkupi është qyteti më i rrezikshëm?”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments